EKSKLUZIVE/ Misioni Champions tek Egnatia, Nevil Dede dorëzon listën që i besohet sërish kualifikimi (EMRAT)
Egnatia ka dorëzuar listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. “Panorama Sport” mëson se nuk ka asnjë ndryshim nga trajneri Nevil Dede. Pas kualifikimit ndaj Petrokubit do të tentohet edhe eliminimi i kampionëve të Sllovenisë.

Egnatia shkon me maksimumin e 21 lojtarëve ndaj Çeljes. Sfida e parë do të luhet në Rrogozhinë më 22 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 28 korrik.
Zamiq Alijev rikthehet sot në stërvitje me Egnatian. Mbrojtësi nga Azerbajxhani vendoset sërish në dispozicionin e trajnerit Dede, ndërsa duhet parë se kur do të jetë i mundshëm rikthimi në fushë.
LISTA E EGNATIAS
PORTIERË
Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani
MBROJTËS
Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Gujem Haime, Numan Ajetovijk, Elion Sota, Andrej Jago, Eneo Bitri, Geralb Smajli
MESFUSHORË
Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Karim Loukili, Altin Kryeziu
SULMUES
Daniel Adjesa, Sumaila Bakajoko, Alesandro Albaneze, Ildi Gruda, Jurgens Montenegro
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













