Piloti i Ferrarit, Lëklerk: Mercedesi favorit në Spa, fitorja në Britani ishte surprizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 12:56

Piloti i Ferrarit, Lëklerk: Mercedesi favorit në Spa, fitorja në Britani ishte surprizë

Sharl Lëklerk vjen në Çmimin e Madh të Belgjikës me besim më të madh pas fitores në Silverston, por pranon se Ferrari ende duhet të tregojë vazhdimësi.leklerk“Ishte një kënaqësi e madhe të fitoja në Silverston, por gjithashtu një rezultat i papritur. Tani duhet të bëjmë mirë edhe në pista të tjera”, u shpreh piloti i Ferrarit.

Lëklerk beson se gara në Spa do të jetë një sfidë e vështirë dhe ia kalon presionin Mercedesit.

“Në Spa Mercedesi është favorit. Kjo pistë u përshtatet më shumë atyre, ndërsa ne duhet të kuptojmë më mirë pse ishim më të shpejtë nga sa prisnim në Britani”, tha ai.

Piloti nga Monako kujtoi edhe lidhjen e veçantë me pistën belge, cirkuit ku mori fitoren e parë në Formula 1.

“Të rikthehem këtu është speciale. Spa është një pistë që e duan të gjithë pilotët, por për mua ka edhe emocione të veçanta”, shtoi Lëklerk. 28-vjeçari foli edhe për cirkuitin e ri të Madridit, “Madring”, duke vlerësuar sidomos kthesën Monumental.

“Ka potencial për t’u bërë ikonike. Në kualifikime do të duhet të jemi shumë të guximshëm dhe të jemi në limit”, përfundoi piloti i Ferrarit.

PANORAMASPORT.AL