Ajaksi te favoritët, Dinamon e pret ferri në turin e tretë të Ligës së Konferencës (SHORTI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 12:45

Ajaksi te favoritët, Dinamon e pret ferri në turin e tretë të Ligës së Konferencës (SHORTI)

Dinamo kaloi Astanën në turin e parë të Ligës së Konferencës. Shorti i turit të dytë është treguar i favorshëm për ekipin e Ilir Dajës, që konsiderohet favorit për të kaluar më tej.

din

Dinamo duhet të mposhtë Aluminij, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e shtatë nga dhjetë skuadra të Sllovenisë. Shorti i turit të tretë ndërkohë do të hidhet ditën e hënë, prej orës 14:00. Dhe Dinamon duket se do e presë ferri, nëse kalon më tej dhe shorti nuk tregohet i mëshirshëm.

Dinamo rrezikon që të ketë përballë disa ekipe me emër. Braga, Ajaks, Kopenhgaen, Gent, Rapidi i Vienës dhe Panathinaikos janë disa nga ekipet në listë, nëse fitojnë përballjet e tyre në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Shënim: Në krah të majtë janë çiftet me rivalët e mundshëm. Ylli në fund është vendosur për përballjet, nga i cili humbësi i atij çifti do jetë rival i mundshëm në short. 

HNYXr_nWwAAN8hk(Përmenden skuadrat me koeficientin më të lartë)

Screenshot 2026-07-17 123850

Screenshot 2026-07-17 123911

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL