Ka fituar gjithçka me Mançester Sitin, Milani ëndërron për talentin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 11:53

Ka fituar gjithçka me Mançester Sitin, Milani ëndërron për talentin anglez

Milan vazhdon të ecë përpara në tregun e transferimeve pasi bëri investime të konsiderueshme në Gonçalo Ramos dhe Mario Gila, por do të presë vlerësimin e Ruben Amorim përpara se të bëjë ndonjë lëvizje tjetër. 

Manchester City news: Phil Foden makes Champions League team - BBC Sport

“Tuttosport” raporton se ëndrra e menaxhmentit kuqezi është Fill Foden. Futbollisti i Mançester Sitit përfaqëson profilin ideal për shkak të aftësisë së tij teknike dhe shkathtësisë dhe mund të bëhet një objektiv i fortë nëse plotësohen kushtet financiare.

Marrëveshja e mundshme do të lidhej gjithashtu me të ardhmen e Rafael Leao, shitja e tij do t’i garantonte Milanit burimet e nevojshme për të siguruar talentin anglez, me vlerë midis 50 dhe 60 milionë euro. Aktualisht nuk ka negociata zyrtare, por marrëdhëniet midis Milanit dhe Sitit mbeten të shkëlqyera dhe lënë çdo mundësi të hapur.

PANORAMASPORT.AL