Korne për herë të parë me VAR, ja pikantet e duelit Egnatia-Petrokub
– Pavarësisht se ndeshja luhej në një orar me Angli – Argjentinë, tifozët rrogozhinas kishin mbushur stadiumin “Arena Egnatia”.

– Të shumtë ishin tifozët që njëkohësisht me ndeshjen e Egnatias, po shihnin në telefon edhe gjysmëfinalen e Botërorit.
– Një numër shumë i ulët i tifozëve moldavë ishin në tribunën VIP, në mbështetje të Petrokubit.
– Lojtarët që ishin jashtë protokollit së bashku me Aleksin, kishin zgjedhur tribunën e medias për të ndjekur sfidën.
– Për herë të parë në Shqipëri, u anulua një këndore me anë të sistemit VAR. Kryesori akordoi këndore për Petrokub, por pak sekonda më vonë sinjalizoi se është fundore.
– Petrokub kalonte në avantazh në minutën e parë në Moldavi, ndërsa Egnatia kaloi në avantazh në minutën e dytë në Rrogozhinë.
– Egnatia shënon për herë të parë 6 gola ne një turne të tillë.
PANORAMASPORT.AL













