VIDEO/ Mrekulli e Dinamos! Ekipi i Ilir Dajës eliminon Astanën, përmbysje e jashtëzakonshme me 4 gola për kualifikimin në Europë
Dinamo ka eliminuar Astanën duke bërë mrekullinë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ekipi i Ilir Dajës fitoi 1 me 4 në Kazakistan, ndërsa u nevojitën shtesat për të siguruar kualifikimin.

Goli i parë u shënua me penallti nga Astana në minutën e 24-të. Për Dinamon u duk e pamundur, pasi në Elbasan ishte mposhtur me një gol.
Pjesa e dytë solli ndryshimin e madh. Më saktë ishte minuta e 50-të, kur Dinamo shënoi përmes penalltisë. Jo vetëm kaq, por Astana mbeti me 10 lojtarë pas daljes së Kazukolovas me karton të kuq.
Më pas ndeshja foli vetëm për Dinamon. Hekuran Berisha shënoi golin e përmbysjes së rezultatit, për ta dërguar sfidën me “extra time”.
Në shtesa ishin Vila dhe Koma që shënuan dy gola të tjerë. Kështu u vulos kualifikimi historik, pikërisht me më shumë gola për një ekip shqiptar në një transfertë të Ligës së Konferencës.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ASTANA 1-4 DINAMO
24′(p) Islamkan – 50′(p) Dita, 61′ Berisha, 93′ Vila, 124′ Koma
NGJARJET KRYESORE
EXTRA TIME
120+5′ Mbyllet ndeshja. Dinamo siguron kualifikimin.
120+4′ GOOOL! Astana 1-4 Koma/ Koma i vë vulën fitores së jashtëzakonshme. Festë e çmendur te Dinamo. (VIDEO)
120+1′ Probleme për Teqjan. Ka neovojë për ndihmën e stafit mjekësor.
120′ Akordohen 3 minuta shtesë.
120′ Topi i goditur nga Farruku ndalet nga portieri i Astanës.
120′ Dinamo me fat. Tomasov rrezikon nga Astana. (VIDEO)
111′ Karton i verdhë për Kalaica tek Astana.
107′ Karton i verdhë për Farrukun.
106′ Nis shtesa e dytë. Largohet Karaman dhe aktivizohet Ahanonu tek Astana.
105+2′ Mbyllet shtesa e parë. Astana 1-3 Dinamo.
105′ Karton i verdhë për Manellarin.
105′ Akordohet 1 minutë shtesë.
104′ Aktivizohet Farruku, largohet Berisha te Dinamo.
97′ Gabon Qefalija, por Teqja tregohet i vëmendshëm duke larguar topin. (VIDEO)
93′ GOOOL! Astana 1-3 Dinamo/ Festë e çmendur në Kazakistan. Dinamo realizon golin e tretë me Vilën. (VIDEO)
91′ Nisin shtesa. Largohet Përndreca dhe aktivizohet Hoxhallari.
MBYLLET KOHA E RREGULLT
90+5′ Ndeshja shkon me shtesa. Koha e rregullt mbyllet 1 me 2 për Dinamon.
90+3′ Astana i afrohet golit. Portieri Teqja bën shpëtimtarin. (VIDEO)
90+1′ Koma humbet rastin e artë për të kualifikuar Dinamon. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Miladinoviç merr vendin e Bartolec tek Astana.
86′ Koma ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo.
85′ Shfaqet Astana në zonën e Dinamos. Teqja bën devijimin vendimtar. (VIDEO)
83′ Sërish raste për Dinamon. Vazhdojnë tentativat për golin e kualifikimit. (VIDEO)
81′ Përndreca rrezikon kartonin e kuq. Ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
78′ Naser Aliji tenton supergolin. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
77′ Aktivizohet Koma në vendin e Qardakut te Dinamo. Basmanov merr vendin e Karimov tek Astana.
70′ Manellari flirton me supergolin te Dinamo. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)
70′ Ruçi merr vendin e Malomos te Dinamo.
67′ Karimov ndëshkohet me karton të verdhë tek Astana.
66′ Goditja e Qefalijas përfundon jashtë. Tjetër rast për Dinamon.
65′ Berisha pranë golit të tretë. Topi largohet nga portieri i Astanës. (VIDEO)
65′ Karton i verdhë për Bartolec tek Astana.
61′ GOOOL! Astana 1-2 Dinamo/ Hekuran Berisha përmbys rezultatin. Dinamo drejt mrekullisë në Kazakistan. (VIDEO)
58′ Kontrollohet goditja e Qardakut nga distanca, pasi pëson devijim.
56′ Sërish pretendime për penallti te Dinamo.
54′ Largohen Islamkan, Abrajev dhe Bashiç nga Astana. Aktivizohen Merkel, Shomko dhe Bejsebekov.
50′ GOOOL! Astana 1-1 Dinamo/ Dita rikthen baraspeshën nga penalltia. (VIDEO)
48′ Karton i kuq për Kazukolovas pasi mori të verdhin e dytë duke shkaktuar penallti. Astana mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Astana 1-0 Dinamo.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Përndreca devijon goditjen e lojtarit të Astanës. Tjetër rast i mirë për këto të fundit. (VIDEO)
38′ Rrezikohet autogoli. Fati është me Dinamon. (VIDEO)
32′ Karton i verdhë për Kazukolovas, i cili ndali Malomon në mënyrë të gabuar. Rrezikohet kartoni i kuq. (VIDEO)
31′ Tentativë nga distanca e Qardakut. Topi kontrollohet nga portieri i Astanës.
29′ Goditje për t’u harruar brenda zonës nga Astana. Rasti i krijuar ndërkohë ishte i rrezikshëm nga ana e vendësve. (VIDEO)
28′ Goditja e Qardakut bllokohet. Shfaqet sërish Dinamo duke kërkuar barazimin.
26′ Astana kërkon edhe golin e dytë. Mungon konkretizimi.
24′ GOL! Astana 1-0 Dinamo/ Akordohet penallti për një ndërhyrje të Ismailit. Dyshohet për pozicion jashtë loje. Islamkan dërgon topin në rrjetë. Ismaili dhe Vila u ndëshkuan me karton të verdhë te Dinamo. (VIDEO)
20′ Përndreca provon dhe fiton këndore. Rast i mirë për Dinamon. (VIDEO)
19′ Tjetër rast për Astanën. Gabon Karimov, i cili nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO)
18′ Provon Tomasov brenda zonës së Dinamos. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Qardaku niset me Dinamon në kundërsulm. Mungon pasimi dhe tek Astana ia dalin që të largojnë rrezikun.
8′ Astana mundohet të gjejë golin e avantazhit.
2′ Tentativa e parë drejt portës së Dinamos. Teqja kontrollon pa problem.
1′ Nis ndeshja në Kazakistan.
FORMACIONET ZYRTARE
Astana – Dinamo


Mbërritja në stadium

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari
PANORAMASPORT.AL













