VIDEO/ Theu rregullin e FIFA-s! Rrezik për kartonin e kuq, detaji që u shpëtoi të gjithëve me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 15:35

VIDEO/ Theu rregullin e FIFA-s! Rrezik për kartonin e kuq, detaji që u shpëtoi të gjithëve me Mesin

Ndeshja e Argjentinës dhe Anglisë rezultoi epike. Argjentinasit kaluan në finalen e Botërorit, pasi fituan 2 me 1 me përmbysje.

Screenshot 2026-07-16 153450

Pjesa e parë mund të shkonte jashtëzakonisht keq për Anglinë, nëse Leo Mesi do të vendoste kështu. Ky i fundit nuk u ankua për Deklan Rajs, i cili mbuloi gojën ndërsa fliste me të.

Sipas rregullit të ri të FIFA-s, ky veprim i lojtarit të Anglisë ndëshkohet me karton të kuq nëse lojtari kundërshtar do e kërkonte.

Ishin protesta nga Anglia për faullin e shkaktuar ndaj Eliot Anderson, dhe në një moment të tillë tensioni nuk u vendos nga Argjentina që të protestohej për episodin e Rajs. Momenti në fjalë nuk u gjykua ndryshe nga zyrtarët e ndeshjes.

Kjo pasi edhe për shkak se protesta e Mesit mungoi, duke bërë që biseda të ishte normale. Në një rast të tillë nuk kishte përse ndërhynte VAR.

Episodi ku Rajs rrezikoi kartonin e kuq, por Mesi e mbrojti duke mos u ankuar: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL