Egnatia në turin tjetër të Championsit, kapiteni Xhemajli: Kemi hequr një presion të madh, por të rrimë me këmbë në tokë
Arbenit Xhemajli ishte kapiteni i Egnatias mbrëmë në fitoren 6-1 kundër Petrokubit. Pas fitores ai u shpreh i lumtur për kalimin e turit, por që duhet të vazhdojnë të punojnë ende për të arritur edhe më shumë.

“Siç e analizuam ne kundërshtarin në ndeshjen e parë, ashtu na kanë analizuar edhe ata ne. E dinim që krahun e djathtë e kishim më të fortë, ideja ishte ta sillnim topin nga krahu i majtë dhe të sulmonim nga i djathti më pas. Në duelin e parë kemi pasur më shumë hapësirë për ta luajtur topin aty, por gjithsesi ja dolëm dhe shënuam ato golat që për mua nuk kanë shumë rëndësi, pasi e rëndësishme është kalimi i turit dhe që të rrimë me këmbë në tokë se skemi mbyllur ende asgjë.
Mbas pjesës së parë folëm në dhomat e zhveshjes dhe vendosëm ta çonim topin në krahun e majtë të kundërshtarit, unë me Bitrin do të ishim një kundër një, do të luftonim për topin e parë dhe do të ngelte topi i dytë aty, por patëm fatin që e menaxhuam mirë dhe nuk rrezikuam shumë. Unë kam 3 vite këtu, kam luajtur me Malotën, Ndrecën, Mustën, kam pasur qendërmbrojtësa afër meje dhe mundohem të përshtatem me ata që tua lehtësoj punën atyre, ashtu sic ma lehtësojnë ata mua. Ky kalim në turin tjetër na heq një presion shumë të madh por kemi ende mundësi për të punuar dhe përmirësuar gjërat”, deklaroi ai për RTSH pas fitores së Egnatias.
PANORAMASPORT.AL













