“E kam merituar pozicionin tim, nuk ma ka falur askush”! Aleksi paralajmëron kundërshtarët e radhës në Champions: Të marrin masa kundër nesh!
Albano Aleksi nuk luajti mbrëmë në ndeshjen kundër Petrokubit për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e parë. Por ai ndodhej në stadium për të mbështetur Egnatian e cila e shkatërroi me shifrat 6-1 ekipin moldav. Pas sfidës, mesfushori analizoi lojën, foli për prurjet e reja në skuadër dhe paralajmëroi kundërshtarët e radhës.
“Egnatia bëri futbollin që di të bëjë dhe shpresoj që tek turi tjetër të bëjmë edhe më mirë dhe të arrijmë aty ku duam. Ekipi ka ndryshuar që me ardhjen e profesorit dhe mënyra e të luajturit ka ndryshuar, por pavarësisht kësaj qarkullojmë më shpejt topin dhe shkojmë më shumë te porta e kundërshtarit. Me Fernandon kam kohë, jam mësuar ndërsa Lukilin do ta fusim në ritmin tonë.
Me kualitetin që ka nuk do të ketë nevojë të vrapojë shumë, do vrapojmë ne për të dhe ai duhet të bëjë detyrën përpara dhe kjo është puna e tij. Mbrojtja ka qenë një shtysë e fortë, sidomos në pjesën e parë, ka zhvilluar edhe një fazë përgatitore shumë të mirë. Në rast se ata vazhdojnë kështu, ekipi do të ruajë vazhdimësinë dhe nuk pëson kollaj, po të shikosh një vit më parë ne luanim futboll, por ndoshta tranzicionin mund ta kemi pasur pak të dobët, por këtë vit ka ndryshuar.
Lojtarët dhe mentaliteti i këtyre që luajnë futboll ka krijuar besim dhe më vjen mirë që nuk bëmë gabimet që bëmë vjet, se është më e vështirë këtu se në kampionatin shqiptar. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm në Europë.
Profesori e zgjedh taktikën në varësi të kundërshtarit, por edhe ata duhet ta dinë kundër kujt do të luajnë dhe të marrin masat kundër nesh. Secili ka rriskun e vet, unë e kam treguar që pozicionin që kam e mbaj me meritë dhe sma ka falur askush, e rëndësishme është që ka shumë lojtarë dhe kushdo që të mungojë, këtu gjithmonë varet nga ekipi dhe jo individi”, u shpreh Aleksi për “RTSH” pas fitores kundër Petrokubit.
PANORAMASPORT.AL













