SOT, ORA 17:00/ Daja ndryshon mbrojtjen, Dinamo kërkon turin e dytë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 8:25

SOT, ORA 17:00/ Daja ndryshon mbrojtjen, Dinamo kërkon turin e dytë të Ligës së Konferencës

Dinamo zbret sot në fushë për ndeshjen e klthimit, teksa do të përballet me Astanën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës ku synohet përmbysja. Megjithatë, në kampin dinamovit besimi mbetet i lartë se grupi aktual mund të përballojë këtë sfidë dhe të rivalizojë një kundërshtar të fortë si Astana.

dinamo

Edhe skuadra kazake nuk është në situatën ideale, çka e bën këtë përballje edhe më të hapur edhe pse vendësit i favorizon shumë fitorja në Elbasan. Trajneri Ilir Daja pritet të bëjë një ndryshim në formacion krahasuar me ndeshjet e kampionatit, duke marrë parasysh dëmtimet dhe ndryshimet e shumta që ka pësuar skuadra gjatë merkatos së verës. Në portë pritet të jetë sërish Aldo Teqja, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të vendosen Aliji dhe kapiteni Dita.

Në krahë pritet të ketë një ndryshim, me Ismailin që do të marrë një fanellë titullari, ndërsa Hoxhallari pritet të luajë nga minuta e parë, duke zëvendësuar Fabjan Perndrecën. Në mesin e fushës pritet të aktivizohen Qardaku, Qefalia dhe Manellari, të cilët do të kenë detyrën të mbajnë ekuilibrat dhe të ndihmojnë skuadrën si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve. Në repartin ofensiv, Malomo pritet të luajë në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Lorenco Vila do të vendoset në të majtë. Në qendër të sulmit, besimi pritet t’i jepet Hekuran Berishës, i cili do të ketë detyrën të udhëheqë ofensivën dinamovite.5

PANORAMASPORT.AL