Postuar: Korrik 15, 2026 | 23:24
Gjysmëfinalja dramatike Angli-Argjentinë, shikoni kush zgjidhet lojtari i ndeshjes nga FIFA
Argjentina triumfoi me rezultatin 1 me 2 ndaj Anglisë, në një duel që rezultoi dramatik. “3 Luanët” po udhëhiqnin me rezultatin 1 me 0 deri në minutën e 84-t, kur Enzo Fernandez barazoi fillimisht pas asistit të Mesit, ndërkohë që në minutën e 90+2, ishte sërish Mesi që asistoi për Lautaro Martinez, që shënoi golin e fitores.

Në fund të supersfidës, trofeu i lojtarit më të mirë të ndeshjes nga FIFA shkoi për Lionel Mesin. Liderin e kombëtares argjentinas, që mori për dore drejt finales kombëtaren e Skalonit.
PANORAMASPORT.AL













