VIDEO/ Shtatë gola, shtylla e traversa! Natë historike për Egnatian në Ligën e Kampioneve me kalimin e turit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 22:50

VIDEO/ Shtatë gola, shtylla e traversa! Natë historike për Egnatian në Ligën e Kampioneve me kalimin e turit

Egnatia i ka dhënë fund mallkimit në Ligën e Kampioneve me një natë magjike përballë Petrokub në “Egnatia Arena”, ku fitorja 6-1 i dha kalimin për herë të parë të turit në këtë turne.

bandicam 2026-07-15 22-47-19-022

Në një ndeshje të dominuar që nga fillimi e deri në fund, skuadra rrogozhinase dominoi në lojë, shënoi me lehtësi në portën kundërshtare dhe regjistroi një fitore mbresëlënëse me shifrat 6-1 që është historike për këtë ekip që nuk kishte kaluar kurrë një tur në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

EGNATIA-PETROKUB 6-1
2′ Bitri, 31′ Albaneze, 44′ (ag) M. Platika, 59′ Jago, 84′ Bakajoko, 90′ Gruda / 63′ Rotaru

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 6-1 të Egnatias.

90’ Jepen 3 minuat shtesë.

90’ Gruda ndëshkohet me të verdhë pasi hoqi fanellën gjatë festimit.

90’ GOOOL EGNATIA! Një harkim nga e majta gjen Grudën i cili me kokë tund rrjetën. (VIDEO)

88’ Lupan gjuan brenda zonës, Dajsinani i përgjigjet me një grushtim vendimtar.

86’ Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Sota i lë vendin në fushë Ndrecës në radhët e Egnatias.

84’ GOOOL EGNATIA! Listës së golashënuesve i shtohet edhe Bakajoko, i cili çon sferën në rrjetë pas një asisti perfekt të Grudës. (VIDEO)

83’ Smajli ndëshkohet menjëherë me të verdhë për një simulim në zonë. (VIDEO)

79’ Smajli merr vendin e Kryeziut në radhët e Egnatias.

77’ Ekipi i Egnatias ka lëshuar terren në këto minuta, por miqtë e kanë të vështirë të krijojnë raste të rrezikshme para Dajsinanit.

69’ Lupan merr vendin e Borsh në radhët e Petrokub.

64’ Loukili, Bitri dhe Albaneze i lënë vendin në fushë Grudës, Ajetit dhe Diabate në radhët e Egnatias.

63’ Shënojnë edhe miqtë! Rotaru me një kthesë të shpejtë në zonë ia del të rundë rrjetën e Dajsinanit. Goli fillimisht anulohet për pozicion jashtë loje, por më pas me VAR vlerësohet si i rregullt. (VIDEO)

61’ Bakajoko i afrohet golit të radhës teksa shfaqet para portës, por gjuajtja e tij ndalet fillimisht nga portieri e më pas nga traversa e portës së miqve. (VIDEO)

59’ GOOOL EGNATIA! Aksion model i rrogozhinasve me Fernandon i cili sheh Jagon majtas dhe pason te bashkëkombësi i cili nuk gabon. (VIDEO)

56’ Jardan provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet në traversën e portës së Dajsinanit. (VIDEO)

53’ Predhë e Jagos drejt portës së Petrokub, portieri grushton dhe largon rrezikun. (VIDEO)

52’ Një harkim në zonë drejt Bakajoko, detyron mbrojtjen e Petrokub të dhurojë një tjetër goditje nga këndi.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të katërfishtë në radhët e Petrokub.

45’+3’ Mbyllet me shifrat 3-0 për Egnatian pjesa e parë.  

45’+3’ Albaneze i afrohet edhe golit të tretë me një gjuajtje me kokë që shkon mbi traversë. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ GOOOL EGNATIA! Pas një goditje këndi të harkuar nga Fernando, M. Platika me kokë devijon topin në portën e skuadrës së tij. (VIDEO)

40’ Një top në thellësi për Bakajoko detyron portierin e miqve të ndërhyjë për të larguar sferën. (VIDEO)

39’ Aksion i shpejtë i rrogozhinasve, Bakajoko ul topin për Loukilin i cili gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

33’ Popesku ndëshkohet me të verdhe pas një faulli ndaj Loukilit.

31’ GOOOL EGNATIA! Albaneze me një gjuajtje perfekte nga distanca dyfishon shifrat për ekipin rrogozhinas. (VIDEO)

27’ Përsëri Bitri pranë golit, këtë herë me gjuajtjen e tij me kokë që ndalet vetëm nga shtylla e portës së miqve. (VIDEO)

25’ Rotaru niset drejt portës në të majtën e sulmit, por Bitri e ndal me një ndërhyrje vendimtare në zonë. (VIDEO)

20’ Pushkash tenton direkt portën nga një goditje dënimi, Dajsinani i vëmendshëm grushton në këndore. (VIDEO)

15’ Albaneze këtë herë nis Loukilin në të djathtën, por rrogozhinasit sinjalizohen në pozicion jashtë loje.

12’ Loukili provon të gjejë hapësirë në qendër, portieri Avram kontrollon sferën.

8’ Bakajoko shfaqet në të djathtën e sulmit, por as nuk gjuan e as nuk kroson siç duhet duke shpërdoruar mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

2’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit gjejnë golin pas një goditje këndi, ku Bitri kthen topin me saktësi drejt rrjetës. (VIDEO)

1’ Shkelmohet topi i parë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Jago, Kryeziu, Fernando, Loukili, Albaneze, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede

PETROKUB: Avram, Xhu, Jardan, Kukosh, Maskari, Pushkash, S. Platika, Iosipol, Rotaru, Popesku, M. Platika.
Trajner: Shota Mahkraradze

dsffdsfdsfdsfdsfdsdsffdsfsd

PANORAMASPORT.AL