Bajerni kërkon yllin e Santos, nisin negociatat
21 vjeçari pritet të transferohet në një prej ligave të mëdha të Evropës, duke marrë parasysh cilësinë që ka treguar në Brazil.

Bajerni ka paraqitur një ofertë prej 32 milionë eurosh për Gabriel Bontempon e Santosit. 21 vjeçari mund të jetë një zëvendësues për Noel Asékon dhe Zhoao Palinjën, të cilët me shumë gjasa do të largohen këtë verë. Megjithatë, klubi brazilian raportohet se është i gatshëm të nisë negociatat me gjigantët bavarezë vetëm për oferta prej 49 milionë eurosh ose më shumë.
Gjithsesi, ka edhe një lajm pozitiv për Bajernin, për shkak të situatës së vështirë financiare të klubit, Santos thuhet se ka nevojë të gjeneroj të ardhura. Për këtë arsye, shitja e talentit të formuar në akademinë e klubit, i cili luan si mesfushor, po konsiderohet seriozisht nga skuadra braziliane.
PANORAMASPORT.AL













