Postuar: Korrik 15, 2026 | 18:15
Ndizet merkato, Olise trondit Bajernin duke kërkuar transferimin te rivali historik
Majkëll Olise kërkon që t’i bashkohet Real Madridit. Dhe pse Bajern Mynih është shprehur se nuk është për shitje, sulmuesi po luan rolin e tij.

E vërteta rezulton më komplekse. Gjigantët e Gjermanisë duan t’i zgjasin kontratën, ndërsa në të njëjtën kohë po shikojnë për pasuesin e tij.
Sa i përket Realit duhet të bëjë një transferim të bujshëm, siç presidenti Florentino Perez ka paralajmëruar. Dy sezone pa trofe janë shumë, ndërsa trajneri Murinjo duhet të rikthejë identitetin.
Kombinimi i Mbape dhe Olise shikohet si i duhuri në Madrid. Dhe për këtë do të jetë vetë ky i fundit që do të luajë rolin e tij.
PANORAMASPORT.AL













