Bajern Mynih fiton kohë, tre yje humbasin turneun aziatik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 16:01

Bajern Mynih fiton kohë, tre yje humbasin turneun aziatik

Bajerni nis fazën për gatitore të hënën. Shumica e lojtarëve bavarezë që morën pjesë në Kupën e Botës do t’i bashkohen ekipit gjatë javës së ardhshme në Mynih. Megjithatë, jo të gjithë do të udhëtojnë me skuadrën në turneun aziatik. Bajerni nuk e kishte pritur që kaq shumë futbollistë të ishin të disponueshëm për turneun në Azi.

bajernnn

Brenda klubit, drejtuesit, së bashku me trajnerin Vinsent Kompani, kishin vendosur që përpara fillimit të Kupës së Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë se vetëm lojtarët që nuk do të kalonin çerekfinalet do të merrnin pjesë në këtë turne. Fakti që në këtë kategori përfshihen vetëm Dajot Upamekano, Majkëll Olise dhe Herri Kejn ishte një surprizë për Bajernin, sidomos pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë, por njëkohësisht nuk ishte aspak një lajm i keq.

Kjo i jep ekipit më shumë kohë për tu përgatitur për sezonin e ri me pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion. Kjo do të thotë se të gjithë lojtarët që u eliminuan në fazën e grupeve, në 1/16, në 1/8 ose në çerekfinale pritet të rikthehen sa më shpejt.

Megjithatë, se cili prej tyre do të përfitoj tre javë pushim. Min Zhae Kim dhe Koreja e Jugut u eliminuan që në fazën e grupeve, ndërsa lojtarët e kombëtares gjermane, përfshirë Manuel Nojer (së bashku me portierin Jonas Urbig), Xhonatan Tah, Xhoshua Kimish, Aleksandar Pavloviç dhe Jamal Musiala, si edhe Hiroki Ito (Japoni), Konrad Laimer (Austri) dhe Josip Stanisiç (Kroaci), u eliminuan në fazën e 1/16.

Alfonso Dejvis me Kanadanë dhe Luis Díaz me Kolumbinë u ndalën në 1/8. Maroku u eliminua nga Franca në çerekfinale, ndërsa Ismael Saibari nuk luajti për shkak të një dëmtimi. Në ditët në vijim do të bëhet e ditur se kur përforcimi i ri i Bajernit do të jetë gati pas dëmtimit muskulor në kofshë. Sipas raporteve, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve në Mynih.

Ende nuk dihet nëse do të mund t’i bashkohet skuadrës në turneun aziatik, por aktualisht gjithçka tregon se ai do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri në Bundesligë. Ndërkohë, edhe Dejvis dhe Musiala janë në fazë rikuperimi. Kanadezi ishte në gjendje të luante vetëm si zëvendësues në ndeshjen e 1/16, ndërsa numri 10 i Bajernit së fundmi iu hoq pllaka metalike nga këmba. Të dy pritet të udhëtojnë me skuadrën në Azi. Kjo është padyshim një avantazh për trajnerin Vinsent Kompani.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL