Partizani teston “Mitralozin” në Luz! Klubi i vetëm pa afrime në merkato, “demat” kërkojnë revolucion me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 11:34

Partizani teston “Mitralozin” në Luz! Klubi i vetëm pa afrime në merkato, “demat” kërkojnë revolucion me të rinjtë

Partizani do të rikthehet në fushë në fund të javës së dytë të përgatitjeve verore, ku do të zhvillojë edhe testin e parë nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu.BRATUSfida miqësore ndaj Besës do të shërbejë si kontakti i parë i “Mitralozit” (epiteti i trajnerit rumaun) me skuadrën në kushte loje dhe një mundësi e mirë për të krijuar idetë e para mbi grupin që do të ketë në dispozicion për sezonin 2026-2027. Sipas burimeve të “Panorama Sport”, ndeshja është programuar të luhet të shtunën, më 18 korrik, duke nisur nga ora 17:30 në stadiumin e Luzit.

Përballja pritet të jetë një test me shumë interes, jo vetëm për trajnerin Bratu, por edhe për një grup futbollistësh që synojnë të bindin stafi n teknik. Pikërisht kjo miqësore mund të rezultojë vendimtare për fatin e disa lojtarëve, veçanërisht të rinjve të dalë nga akademia dhe lojtarë që janë në provë. Trajneri rumun do të ketë mundësinë të vlerësojë nga afër gjendjen e skuadrës, të testojë skema të ndryshme dhe të krijojë një ide më të qartë për repartet ku duhen ndërhyrje në merkato.

Merkato e ngrirë, por besim te akademia

Partizani mbetet deri tani i vetmi klub i Kategorisë Superiore që nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim në këtë merkato vere. Ndërkohë që rivalët kanë lëvizur intensivisht për të përforcuar skuadrat, në kampin e kuq mbizotëron një qetësi e pazakontë, edhe pse kanë mbetur rreth një muaj deri në startin e sezonit të ri. Largimet nga sezoni i kaluar kanë qenë të shumta, ndërsa boshllëqet nuk janë plotësuar ende. Madje, klubi vijon të jetë pa drejtor sportiv pas dorëheqjes së Agim Ibrahimit, duke lënë vakant një nga postet më të rëndësishme në organikën drejtuese. Gjithsesi, gjithçka të lë të kuptosh se drejtuesit kanë ndryshuar strategji. Fokusin kryesor e kanë vendosur te futbollistët e akademisë, një sektor që prodhoi rezultate shumë pozitive sezonin e kaluar në kampionatet e moshave. Bratu duket i gatshëm t’u japë më shumë hapësirë talenteve të rinj, të cilët do të kenë shansin të fi tojnë një vend në ekipin e parë.

Përballë një Bese me ambicie të mëdha

Në krahun tjetër do të jetë një Besa shumë më e konsoliduar. Kavajasit e nisën fazën përgatitore një javë më herët se Partizani dhe kanë qenë ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës. Klubi ka përforcuar pothuajse çdo repart, nga mbrojtja deri në sulm, me synimin e qartë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas 13 sezonesh në Kategorinë e Parë. Nën drejtimin e trajnerit me eksperiencë Gugash Magani, verdhezinjtë besojnë se ky mund të jetë sezoni i kthesës. Për Besën, kjo do të jetë miqësorja e dytë e verës. Në testin e parë, kavajasit triumfuan 1-0 ndaj Laçit, duke lënë sinjale pozitive për gjendjen e skuadrës. Ndërsa për Besën do të jetë vazhdimësi e punës së nisur, për Partizanin kjo sfi dë do të jetë shumë më tepër se një miqësore. Do të jetë prova e parë e Florin Bratus në pankinën e të kuqve, aty ku do të nisë të marrë formë Partizani i ri, mes pritjes për përforcime dhe besimit të madh te brezi i ri i akademisë.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL