Mbrëmje magjike/ Spanja “parakalon” Argjentinën dhe barazon rekordin historik të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 0:08

Mbrëmje magjike/ Spanja “parakalon” Argjentinën dhe barazon rekordin historik të Italisë

Spanja vazhdon të shkruajë historinë me një seri prej 37 ndeshjesh radhazi pa humbje në të gjitha garat. Kombëtarja iberike ka regjistruar 28 fitore dhe 9 barazime, ka parakualuar Argjentinën dhe ka barazuar rekordin historik të Italisë, që arriti të njëjtën ecuri mes viteve 2018 dhe 2021.

HNN-RsnXQAAurCi

Ky bilanc i jashtëzakonshëm është dëshmi e vazhdimësisë, cilësisë dhe mentalitetit fitues të kombëtares spanjolle. Me finalen e Kupës së Botës përpara, Spanja ka mundësinë jo vetëm të ngrejë trofeun, por edhe të vendosë një rekord të ri të pathyeshmërisë në futbollin europian.

PANORAMASPORT.AL