Dëmtim në gju në Botëror, futbollisti i Barcelonës rrezikon shumë muaj jashtë fushave të lojës
Botërori 2026 ka qenë një vitrinë e rëndësishme për futbollistët, por edhe ka sjellë jo pak shqetësime për disa prej tyre. I tillë është rasti i Frenki De Jong, i cili ka pësuar një dëmtim me përfaqësuesen e Holandës.

Pas kontrolleve mjekësore të kryera në ditët e fundit, mesfushori i Barcelonës ka mësuar se problemi i tij nuk është aspak i lehtë dhe sipas “Marca”, bëhet fjalë për një periudhë disa mujore jashtë fushave të lojës.
Gazeta shpjegon se në klubin katalanas janë të frikësuar se ai do të mbetet jashtë fushave të lojës për të paktën katër muaj, me një kthim të parashikuar jo para nëntorit. Kjo do të komplikonte planet e klubit edhe për merkaton, pasi do të kërkohej një përforcim që të merrte vendin e De Jong në fushë për këtë periudhë.
Në fakt, ishte diskutuar shpesh edhe mundësia e transferimit të holandezit i cili ndiqet me vëmendje nga klubet angleze. Por ky dëmtim e bën praktikisht të pamundur një gjë të tillë, duke komplikuar jo pak planet e Barcelonës për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













