Postuar: Korrik 14, 2026 | 20:49
Skënderbeu i Ahmatajt “ndez motorët”, zbulohet miqësorja e parë e bardhekuqve
Skënderbeu i Juljan Ahmatajt ka filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik prej datës 1 korrik, ndërkohë që këtë të premte është planifikuar edhe miqësorja e parë, teksa përballë do të jetë Struga e Bledi Shkëmbit.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, prej orës 17:00. Interesant është fakti se skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, drejtohet nga dyshja korçare Shkëmbi-Lilaj, teksa kjo miqësore pritet t’iu shërbejë trajnerëve për të parë gjendjen dhe formën e lojtarëve, kryesisht atyre të afruar rishtazi në merkato.
E PREMTE 17 KORRIK
SKËNDERBEU-STRUGA TRIM & LUM ORA 17:00
PANORAMASPORT.AL













