Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana zyrtarizon sulmuesin që u afrua me kërkesë të trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 19:17

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana zyrtarizon sulmuesin që u afrua me kërkesë të trajnerit

Klubi i Tiranës ka siguruar firmën e një tjetër sulmuesi për edicionin e ri. Bardhebluve u është bashkuar edhe kroati Tomislav Kish.

kish

Ashtu siç bëri të ditur “Panorama Sport”, futbollisti 32-vjeçar ka qenë një kërkesë e trajnerit Klafuriç, i cili ka insistuar për cilësitë e lojtarit duke bindur klubin të firmosë me të.

“Zyrtare! Tomislav Kiš është bardheblu.

Sulmuesi kroat i bashkohet KF Tiranës, duke sjellë me vete një eksperiencë të gjatë në futbollin evropian.

Gjatë karrierës së tij, Kiš ka qenë pjesë e klubeve si Hajduk Split, Žalgiris dhe Zrinjski Mostar.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Tomislav!

Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL