Ka luajtur edhe në Kosovë, vritet tragjikisht sportisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 14:59

Ka luajtur edhe në Kosovë, vritet tragjikisht sportisti

Basketbollisti profesionist Kinu Rochford ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pas një incidenti të rëndë në Harlem të Nju Jorkut. Lojtari u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë një turneu basketbolli në fushën “Kingdome” në Lenox Avenue. Sipas policisë, Rochford u dërgua në spitalin Mount Sinai Morningside, ku u shpall i vdekur.

Screenshot 2026-07-14 145901

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes tij dhe një personi tjetër. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, një 28-vjeçar dhe një 22-vjeçare. Rochford ishte i njohur për karrierën e tij në basketbollin universitar amerikan dhe atë profesionist europian.

Ai ka luajtur edhe në Kosovë për skuadrën Golden Eagle Ylli në vitin 2021. Lajmi i ndarjes nga jeta së Rochford ka tronditur komunitetin e basketbollit.

PANORAMASPORT.AL