Postuar: Korrik 14, 2026 | 12:30
I doli emri te Tirana, ish-mesfushori i Kombëtares që u ble 1,2 milionë euro mbetet pa ekip
Emanuele Ndoj është sërish pa ekip. 29-vjeçari e ka mbyllur me Askolin, ndërsa mbetet në kërkim të aventurës së re.

Ndoj u bë i njohur në vitin 2016. Asokohe ishte Bresha që bleu kartonin nga akademia e Romës për 1,2 milionë euro.
E gjithë karriera e Ndojt është zhvilluar në Itali. Disa vite më parë, emri i tij doli edhe te Tirana.
Megjithatë nuk pati akord mes palëve. Ndoj regjistron gjashtë ndeshje me Shqipërinë në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL













