Spanja e detyroi Francën të rilindë, “Gjelat” zbresin në fushë sot për revansh. Analiza para supersfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 9:10

Spanja e detyroi Francën të rilindë, “Gjelat” zbresin në fushë sot për revansh. Analiza para supersfidës

Kur Franca u përball me Spanjën në gjysmëfi nalen e Euro 2024 në Mynih, shumë e konsideruan atë ndeshje si fundin e një epoke dhe fi llimin e një tjetre. “Gjelat” vinin pas dy fi naleve radhazi në Kupën e Botës, duke triumfuar në Rusi 2018, ndërsa Spanja po rikthehej fuqishëm drejt lavdisë pas një pritjeje 12-vjeçare për një trofe madhor. Franca e nisi më mirë sfidën dhe kaloi në avantazh në minutën e nëntë me Randal Kolo Muani, por dominimi spanjoll u bë shpejt i dukshëm.

Screenshot 2026-07-14 090932

Dy supergola nga Lamine Jamal dhe Dani Olmo përmbysën gjithçka brenda gjysmë ore, duke i dhënë “La Roja”-s një fi tore që hapi rrugën drejt dominimit të futbollit europian. Për Francën, ajo humbje shënoi nisjen e një procesi të gjatë rindërtimi, rezultatet e të cilit do të shiheshin vetëm gati 20 muaj më vonë. Pas eliminimit, Kilian Mbape e pranoi epërsinë e kundërshtarit. “Ata luajtën më mirë dhe ne nuk ishim në nivelin e duhur. Na dominuan dhe merituan finalen. Kjo është futbolli. Duhet ta lëmë pas këtë humbje dhe të ecim përpara”. Edhe trajneri Didier Deshamp mori përgjegjësinë e plotë. “Përgjegjësia është e imja. Arritëm deri në gjysmëfi nale dhe përballë kishim një Spanjë shumë cilësore. Duhej të ishim në maksimumin tonë, por sot ishim pak më poshtë. Nuk do të kërkoj justifi kime”.

Brezi i ri mori në dorë Francën

Pak javë më vonë, në Lojërat Olimpike të Parisit, emra si Manu Kone, Dezire Doue dhe Majkëll Olise shkëlqyen nën drejtimin e Tierri Henri. Edhe pse Franca humbi fi nalen 5-3 pas kohës shtesë pikërisht ndaj Spanjës, paraqitjet e tyre bindën Deshampin se kishte ardhur koha për një brez të ri. Ndërkohë, figura të rëndësishme si Antuan Grizman, Olivier Zhirud, Benjamin Pavard dhe Kingsli Koman nisën të largoheshin gradualisht nga kombëtarja, duke i hapur rrugën një projekti të ri.

Përballja e dytë me Spanjën tregoi ndryshimin

Në Euro 2024, Franca kishte zgjedhur t’ia linte kontrollin e topit Spanjës, ndërsa kërkonte të godiste me kundërsulme. Megjithatë, me vetëm dy gola nga loja gjatë gjithë turneut, kjo strategji nuk dha rezultat. Një vit më vonë, në gjysmëfi nalen e Ligës së Kombeve në qershor 2025, Franca humbi sërish ndaj Spanjës, këtë herë në një spektakël me nëntë gola (5-4), por paraqitja ishte krejt ndryshe. Skema e re 4-2-3-1 bashkoi për herë të parë pas Mbapes katërshen sulmuese: Ousmane Dembele – Majkëll Olise – Dezire Doue – Kilian Mbape. Po kjo katërshe pritet të nisë edhe gjysmëfinalen e Botërorit në Dallas. Edhe pse humbi, Franca tregoi sinjale të qarta përmirësimi. “Gjelat” realizuan 24 goditje drejt portës kundrejt 16 të Spanjës dhe, për periudha të gjata të ndeshjes, kontrolluan edhe zotërimin e topit. Në mbrojtje, Deshamp ishte i detyruar të aktivizonte një repart eksperimental, shumë larg katërshes së konsoliduar që ka ndërtuar në Botërorin 2026. Dy vite pas Mynihut, Franca vjen në këtë përballje me vetëm një gol të pësuar në pesë ndeshjet e fundit. Pas ndeshjes, trajneri francez u shpreh: “Pati shumë gjëra pozitive. Sidomos në 20 minutat e para kontrolluam lojën. Krijuam më shumë raste se kundërshtari, por ata ishin shumë më konkretë në momentet kur ne humbëm ritmin. Kam një skuadër të re dhe kjo eksperiencë do të na shërbejë shumë”.

Një Francë e re për sfidën e madhe

Në Botërorin 2026, transformimi i Francës duket tashmë i plotë. Skuadra ka gjetur ekuilibrin mes organizimit dhe futbollit sulmues. Dezire Doue dhe Ousmane Dembele kanë sjellë në kombëtare mentalitetin fi tues të PSG-së dhe fi lozofi në e Luis Enrikes për përmirësim të vazhdueshëm. Majkëll Olise është tashmë një element kyç, duke garantuar ekuilibër dhe mbuluar më shumë terren se shumica e shokëve të skuadrës. Edhe Kilian Mbape ka ndryshuar mënyrën e lojës, duke punuar shumë më tepër pa top, sidomos në presionin ndaj kundërshtarëve gjatë ndërtimit të aksioneve.

Koha për hakmarrje sportive

Ndryshe nga Euro 2024 dhe spektakli me nëntë gola i vitit 2025, Franca e sotme është më e pjekur, më e qetë dhe shumë më fl eksibël taktikisht. Në fazën me eliminim direkt të Botërorit, ndaj Paraguait në 1/8-at dhe Marokut në çerekfinale, francezët treguan durim, kontroll dhe aftësi për të goditur në momentin e duhur, duke zgjidhur të dyja sfidat pas pushimit. Dy vite pasi Spanja ndryshoi ekuilibrat e futbollit europian me triumfin në Mynih, Franca rikthehet për një tjetër duel historik. Këtë herë, objektivi i “Gjelave” është i qartë, të rikthejnë balancën e forcës në anën e tyre dhe të sigurojnë një vend në fi nalen e Kupës së Botës 2026.

PANORAMASPORT.AL