Botërori i ardhshëm mund të ndryshojë plotësisht, Infantino e konfirmon: Jo vetëm Europa dhe Amerika e Jugut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 23:45

Botërori i ardhshëm mund të ndryshojë plotësisht, Infantino e konfirmon: Jo vetëm Europa dhe Amerika e Jugut

Botërori 2026 ka qenë i pari në histori që është luajtur me 48 skuadra pjesëmarrëse, duke pësuar një ndryshim nga numri 32 i turneve të mëparshëm. Por për Xhani Infantinon, vazhdon të mbizotërojë ideja që turneu të jetë me 64 skuadra.

infantino

Presidenti i FIFA-s nuk e ka fshehur planin e tij dhe ka lënë të kuptojë se pas përfundimit të aktivitetit, do të kërkojë që të vendosë në zbatim zgjerimin në 64 skuadra.

“Kjo është një çështje që është shqyrtuar dhe debatuar në komisionet përkatëse pasi të mbarojë kjo Kupë Bote. Kur organizon një të tillë, është e rëndësishme ta ndërtosh atë për të gjithë, jo vetëm për Europën dhe Amerikën e Jugut. Çdo komb duhet të jetë në gjendje të ëndërrojë të marrë pjesë.

Në fakt, kjo ishte arsyeja për të kaluar nga 32 në 48 ekipe dhe e vërteta është se ka qenë një sukses. Asnjë nga ekipet pjesëmarrëse nuk ka zhgënjyer, dhe të gjitha kanë përmbushur dhe tejkaluar pritshmërinë. Mund të shohim se niveli i ekipeve është jashtëzakonisht i lartë dhe vazhdon të përmirësohet në të gjithë botën. Nëse vendeve më të vogla nuk u jepet mundësia për të marrë pjesë, ato nuk do të kenë më motivimin për të vazhduar përmirësimin”, tha Infantino për “Bluewin”, duke bërë të qartë se i qëndron idesë.

Prej kohësh qarkullojnë zëra se Infantino ka ndërmarrë këtë nismë i shtyrë nga kompanitë e lidhura me FIFA-n për marketingun, që do të përfitonin më shumë të ardhura nga një Botëror i zgjeruar. Por gjithashtu, ai do të sigurohej që të kishte mbështetjene e vendeve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Qendrore, pasi ata që do të kishin shtimin më të ndjeshëm do të ishin nga konfederatat e tyre, Në këtë mënyrë, ai mund të rizgjidhet përsëri i qetë në kreun e organizatës.

PANORAMASPORT.AL