Buzëqesh Daja, Dinamo e plotë në Kazakistan për të tentuar mrekullinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 20:08

Buzëqesh Daja, Dinamo e plotë në Kazakistan për të tentuar mrekullinë

Dinamo do të zbarkojë në Kazakistan me grupin e plotë të lojtarëve për sfidën vendimtare ndaj Astanës. Blutë përfundojnë sot përgatitjet në Tiranë dhe trajneri do të ketë në dispozicion të gjithë kontingjentin për këtë transfertë të rëndësishme europiane.

dinamo

Skuadra do të niset drejt Astanës, ndërsa pjesë e ekspeditës do të jenë të gjithë futbollistët e grumbulluar për këtë përballje. Mungesat dhe problemet fizike nuk do të ndikojnë në planifikimin e stafit teknik, i cili do të ketë mundësinë të zgjedhë formacionin më të mirë për ndeshjen e kthimit.

Prania e të gjithë lojtarëve i jep më shumë alternativa trajnerit për një takim ku Dinamo duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Blutë udhëtojnë drejt Kazakistanit me objektivin për të bërë një paraqitje të fortë dhe për të kërkuar kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit europian, ku sërish i pret një ndeshje e vështirë ndaj Sherifit ose Aluminijt.

PANORAMASPORT.AL