Ethet e Championsit, shtohet interesi për Egnatia-Petrokub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 21:59

Ethet e Championsit, shtohet interesi për Egnatia-Petrokub

Interesi për ndeshjen mes Egnatias dhe Petrokubit ka nisur të ndihet edhe jashtë fushës. Klubi ka hedhur në shitje biletat për sfidën e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve dhe ritmi i shitjeve konsiderohet mjaft i kënaqshëm.

egnatia

Tifozët e kampionëve nuk duan të mungojnë në një mbrëmje që mund të hyjë në historinë e klubit, pasi Egnatia është vetëm 90 minuta larg mundësisë për të siguruar kualifikimin e parë në Champions League. Pas barazimit 1-1 në Moldavi, optimizmi është shtuar ndjeshëm. Rezultati i ndeshjes së parë ka bërë që besimi për kualifi kim të jetë më i madh se në sezonet e kaluara dhe kjo po refl ektohet edhe te interesi për të siguruar një vend në tribunë. Në Rrogozhinë të gjithë duan të jenë dëshmitarë të një mbrëmjeje që mund të ndryshojë historinë e klubit.

INTERESI – Atmosfera ka nisur të ndihet disa ditë përpara ndeshjes. Tifozët po reagojnë pozitivisht pas daljes në shitje të biletave, ndërsa pritshmëritë janë që “Arena Egnatia” të jetë e mbushur në mbrëmjen e së mërkurës. Në fund të fundit, nuk është një ndeshje e zakonshme eliminatore. Përballë Petrokubit, Egnatia luan për të kaluar për herë të parë një tur në Ligën e Kampioneve dhe një mundësi e tillë nuk paraqitet çdo sezon. Pikërisht për këtë arsye, interesi pritet të rritet edhe më shumë në orët e fundit para sfi dës.

MBËSHTETJA – Në ndeshje të tilla, edhe tribunat mund të bëjnë diferencën. Egnatia shpreson të ketë një atmosferë sa më të zjarrtë, me tifozët që do ta shtyjnë skuadrën në momentet më të vështira të takimit. Faktori fushë mund të jetë një nga armët më të forta të kampionëve. Një stadium i mbushur do t’i japë skuadrës më shumë energji, ndërsa presioni do të kalojë edhe te kundërshtari, që do të luajë në një ambient krejtësisht në favor të Egnatias.

HISTORIA – Nëse Egnatia arrin të eliminojë Petrokubin, festa do të zhvillohet pikërisht në Rrogozhinë. Për herë të parë, tifozët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër një kualifi kim në Ligën e Kampioneve, diçka që klubi nuk e ka arritur më parë. Një sukses i tillë do të vlente shumë më tepër sesa thjesht kalimi i një turi. Ai do të ishte shpërblimi i një projekti që është ndërtuar vit pas viti dhe një tjetër dëshmi se Egnatia tashmë është kthyer në një emër të rëndësishëm të futbollit shqiptar edhe në arenën europiane. Pikërisht për këtë arsye, askush nuk dëshiron të mungojë. Tifozët duan të jenë pjesë e një mbrëmjeje që mund të mbahet mend gjatë, jo vetëm në Rrogozhinë, por në gjithë futbollin shqiptar.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL