Largohet një i Kombëtares dhe afrohet një tjetër, klubi i Serisë A mendon për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 22:51

Largohet një i Kombëtares dhe afrohet një tjetër, klubi i Serisë A mendon për Hysajn

Elseid Hysaj është një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që duhet të gjejë një sistemim të ri gjatë merkatos së verës.

hysaj

Futbollisti ka mbyllur kontratën me Lacion dhe tashmë është një lojtar i lirë, për të zgjedhur ku dëshiron të vazhdojë karrierën sapo të shfaqet interes për të. Dhe me sa duket, një klub italian ka piketuar që tani Hysajn.

“Sky Sport” bën të ditur se klubi i Leçes po sheh me prioritet mundësinë e afrimit të Hysajt për sezonin e ri. Nga Leçe sapo është larguar Ylber Ramadani, por në klubin në fjalë shpresojnë që Hysaj të zgjedhë projektin e tyre, për t’i ndihmuar që të mbijetojnë përsëri në elitë.

Në rast se marrëveshja mbyllet me sukses, Hysaj do të firmoste kështu për klubin e katërt në karrierë në Serinë A, pas Empolit, Napolit dhe Lacios.

PANORAMASPORT.AL