Nga Nikaj tek Epitauks, merkatoja e Elbasanit vulos kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 18:22

Nga Nikaj tek Epitauks, merkatoja e Elbasanit vulos kualifikimin

Kur drejtuesit e Elbasanit vendosën të ndryshonin thuajse gjysmën e skuadrës gjatë merkatos së verës, shumëkush ngriti pikëpyetje nëse një grup i ndërtuar në pak javë do të ishte gati për një sfidë europiane.

elbasani

Megjithatë, 90 minutat e para ndaj BATE Borisov dhanë sinjale pozitive. Edhe pse verdheblutë nuk arritën të merrnin fi toren, afrimet e verës treguan se mund të bëjnë diferencën dhe se investimi i klubit ka nisur të japë frytet e para. Tashmë, para ndeshjes së kthimit, gjithçka do të kalojë edhe një herë nga futbollistët e afruar në këtë merkato, të cilët pritet të mbajnë peshën kryesore në kërkim të kualifikimit historik.

NIKAJ – Nëse ka një futbollist që fitoi menjëherë besimin e tifozëve, ai është Ardit Nikaj. Sulmuesi 24-vjeçar debutoi me gol në një ndeshje europiane dhe ishte lojtari më i rrezikshëm i Elbasanit gjatë gjithë takimit. Me lëvizjet e tij, shpejtësinë dhe mënyrën si sulmoi hapësirat, ai krijoi vazhdimisht probleme për mbrojtjen e BATE-s. Përveç golit që i dha avantazhin verdhebluve në fundin e pjesës së parë, Nikaj pati edhe dy raste të tjera shumë të mira për të dyfi shuar shifrat. Paraqitja e tij konfirmoi se Elbasani ka fituar një sulmues që mund të bëjë diferencën si në Europë, ashtu edhe në kampionat.

MBROJTJA – Edhe prapavija dha sinjale inkurajuese. Joan Epitauks, i ardhur këtë verë nga futbolli zviceran, tregoi menjëherë personalitet dhe siguri në qendër të mbrojtjes. Ai krijoi një dyshe solide me kapitenin Bruno Lulaj, i cili vazhdon të mbetet lideri i repartit dhe një nga pikat më të forta të skuadrës. Të dy fi tuan shumicën e dueleve me sulmuesit kundërshtarë dhe mbajtën nën kontroll lojën ajrore të BATE-s për pjesën më të madhe të ndeshjes. Edhe portieri Igor Aleksovski, një tjetër afrim i merkatos, pati një debutim pozitiv në Europë. Ai transmetoi qetësi, ishte i sigurt në ndërhyrje dhe nuk pati përgjegjësi te goli i pësuar, i cili erdhi pas një situate të vetme të rrezikshme të kundërshtarit.

SULMI – Në repartin ofensiv, Elbasani mori sinjale pozitive edhe nga futbollistët e tjerë të afruar gjatë merkatos. Rubin Hebaj, edhe pse nuk është ende në formën e tij më të mirë fizike, bëri një punë të rëndësishme si pikë referimi në sulm. Ai mbajti të angazhuar vazhdimisht mbrojtësit e BATE-s, fitoi duele dhe krijoi hapësira për shokët e skuadrës që vinin nga prapa. Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Ledio Tresa, i cili tregoi cilësitë e tij në krahun ofensiv me lëvizjet pa top dhe ritmin në aksionet sulmuese. Edhe pse nuk arriti të regjistrohej te golat apo asistet, 20-vjeçari dëshmoi se mund të jetë një element i rëndësishëm për skemat e Ivan Gvozdenoviçit. Nga krahu tjetër, Diallo ishte vazhdimisht një kërcënim për mbrojtjen kundërshtare me depërtimet dhe shpejtësinë e tij, duke fituar disa duele një kundër një. Me më shumë kohë për të punuar së bashku, ky repart pritet të fi tojë edhe më shumë automatizma dhe të bëhet edhe më efikas në finalizim.

PROVIMI I DYTË – Nëse ndeshja e parë shërbeu si testi i parë për afrimet e verës, ajo e kthimit do të jetë prova më e rëndësishme. Tashmë futbollistët janë më të ambientuar me njëri-tjetrin, ndërsa paraqitja ndaj BATE-s u ka dhënë më shumë besim se mund ta kalojnë këtë kundërshtar. Pikërisht lojtarët e afruar gjatë kësaj vere pritet të mbajnë peshën kryesore edhe në Azerbajxhan, aty ku Elbasani do të tentojë të shkruajë historinë me kualifikimin e parë europian. Një sukses do të ishte konfirmimi më i mirë se strategjia e ndjekur nga drejtuesit në merkato ka qenë e duhura dhe se skuadra është ndërtuar për të qenë konkurruese jo vetëm në Conference League, por edhe në sezonin e ri të Superiores.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL