Historia e pazakontë e yllit të ri të Teutës! Protestoi me Çikalleshin, i helmuan qenin dhe e lanë vetëm pa të dashurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 19:10

Historia e pazakontë e yllit të ri të Teutës! Protestoi me Çikalleshin, i helmuan qenin dhe e lanë vetëm pa të dashurën

Klubi i Teutës ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke blinduar portën e saj me portierin francez Paul Bernardoni. Një lëvizje e papritur me një përforcim shumë cilësor po të llogaritësh eksperiencën e portierit në fjalë, i cili edhe aktualisht vlerësohet 1,2 milionë euro nga “Transfermarkt”.

asdsadsaddsaasddsaads

Për portierin francez, kjo është aventura e tretë jashtë vendlindjes së tij, ndërsa duhet theksuar se në një nga të mëparshmet, atë në Turqi te Koniaspor, ai përjetoi peripeci të pazakonta. Në intervista të dhëna në mediat franceze ai pat treguar se çfarë ngjarjesh përjetoi në ekipin e Superligës turke në sezonin 2023-2024.

Ngjarja e parë kishte lidhje me qenin e tij, Berni. “Qeni im, që më kishte shoqëruar që në debutim në karrierë, e helmuan. Atje ka shumë qen endacakë dhe njerëzit nuk i donin shumë. Ajo ngjarje e theksoi dëshirën time për t’u larguar nga ai vend”, shpjegoi Bernardoni.

Më pas, erdhi episodi me të dashurën e tij. “Në një moment të caktuar ajo u kthye në Francë për probleme me vizën që i kishte siguruar klubi, pasi i kishin mbetur vetëm 3 ditë nga 90 që i lejoheshin. ndaj nuk kthehej dot më në Turqi”.

Dhe tema e rëndësishme ishte ajo e rrogave, pasi në klubin turk nuk paguhej rregullisht dhe ishte paguar vetëm pasi kishte bërë ankesë në FIFA. Një situatë me të cilën te Koniaspor u përball edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Sokol Çikalleshi, në të njëjtin edicion. Pas ankesave të tyre, klubi i përjashtoi të dy lojtarët nga ekipi, gjë që në fakt i ndihmoi si Çikalleshin, ashtu edhe Bernardonin, që të fitonin gjyqet përkatëse ndaj palës turke në FIFA për detyrimet e prapambetura dhe dëmshpërblimet.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL