E KRYER/ U ftua për herë të parë nga Hansi Flik në kombëtaren e Gjermanisë, sulmuesi do ti bashkohet te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 15:11

E KRYER/ U ftua për herë të parë nga Hansi Flik në kombëtaren e Gjermanisë, sulmuesi do ti bashkohet te Barcelona

Transferimi i Karim Adejemit nga Borusia Dortmund te Barcelona është vetëm çështje kohe.

❗️Hansi Flick hopes that Karim Adeyemi will be able to join the group when pre-season begins on Monday. #FCB 🇩🇪 Via (🟢): @gerardromero [jijantes]

Presidenti Joan Laporta gjithashtu konfirmoi përfundimin e afërt të marrëveshjes duke mos e fshehur entuziazmin e tij për mbërritjen e talentit gjerman.

“Jemi shumë të kënaqur me Adejemin. E kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë. Ai është një lojtar i shpejtë dhe i rrezikshëm, dhe Deko e menaxhoi operacionin shumë mirë. Lajmi erdhi në kohën e duhur”, tha udhëheqësi i blaugranas për mediat.

Rikujtojmë që Hansi Flik ishte ai që e thirri Adejemin për herë të parë në ekipin kombëtar gjerman në shtator 2021, kur atëherë 19 vjeçari shënoi si zëvendësues në një fitore 6-0 ndaj Armenisë.

PANORAMASPORT.AL