KALENDARI I SUPERIORES/ Nga Partizani-Tirana te klasikja dhe derbit e tjerë, zbulohet i gjithë rrugëtimi (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 11:33

KALENDARI I SUPERIORES/ Nga Partizani-Tirana te klasikja dhe derbit e tjerë, zbulohet i gjithë rrugëtimi (E PLOTË)

Sot u mësua shorti për kalendarin e Abissnet Superiore. Gjithçka nisi në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

bandicam 2026-07-13 11-01-34-889

Njëjtë si në edicionin e kaluar janë 10 skuadra pjesëmarrëse, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi në elitë. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.

Ky është edhe edicioni i 88-të i elitës së futbollit shqiptar. Superiorja është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe të mbyllet më 9 maj.

Kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026/27. Më pas pikët do të përgjysmohen.

Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.

Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play out” me një ekipt të Kategorisë së Parë.

Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë për të përdorur stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë edhe Dinamo do të ketë në përdorim stadiumin “Elbasan Arena”, njësoj si AF Elbasani.

Faza 1

Java 1

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

Java 2

Teuta – Tirana

Vora – Egnatia

Skënderbeu – Dinamo

Elbasani – Vllaznia

Partizani – Laçi

Java 3

Laçi – Teuta

Vllaznia – Partizani

Dinamo – Elbasani

Egnatia – Skënderbeu

Tirana – Vora

Java 4

Teuta – Vora

Skënderbeu – Tirana

Elbasani – Egnatia

Partizani – Dinamo

Laçi – Vllaznia

Java 5

Vllaznia – Teuta

Dinamo – Laçi

Egnatia – Partizani

Tirana – Elbasani

Vora – Skënderbeu

Java 6

Teuta – Skënderbeu

Elbasani – Vora

Partizani – Tirana

Laçi – Egnatia

Vllaznia – Dinamo

Java 7

Dinamo – Teuta

Egnatia – Vllaznia

Tirana – Laçi

Vora – Partizani

Skënderbeu – Elbasani

Java 8

Teuta – Elbasani

Partizani – Skënderbeu

Laçi – Vora

Vllaznia – Tirana

Dinamo – Egnatia

Java 9

Egnatia – Teuta

Tirana – Dinamo

Vora – Vllaznia

Skënderbeu – Laçi

Elbasani – Partizani

Faza 2

Java 10

Teuta – Partizani

Elbasani – Laçi

Skënderbeu – Vllaznia

Vora – Dinamo

Tirana – Egnatia

Java 11

Tirana – Teuta

Egnatia – Vora

Dinamo – Skënderbeu

Vllaznia – Elbasani

Laçi – Partizani

Java 12

Teuta – Laçi

Partizani – Vllaznia

Elbasani – Dinamo

Skënderbeu – Egnatia

Vora – Tirana

Java 13

Vora – Teuta

Tirana – Skënderbeu

Egnatia – Elbasani

Dinamo – Partizani

Vllaznia – Laçi

Java 14

Teuta – Vllaznia

Laçi – Dinamo

Partizani – Egnatia

Elbasani – Tirana

Skënderbeu – Vora

Java 15

Skënderbeu – Teuta

Vora – Elbasani

Tirana – Partizani

Egnatia – Laçi

Dinamo – Vllaznia

Java 16

Teuta – Dinamo

Vllaznia – Egnatia

Laçi – Tirana

Partizani – Vora

Elbasani – Skënderbeu

Java 17

Elbasani – Teuta

Skënderbeu – Partizani

Vora – Laçi

Tirana – Vllaznia

Egnatia – Dinamo

Java 18

Teuta – Egnatia

Dinamo – Tirana

Vllaznia – Vora

Laçi – Skënderbeu

Partizani – Elbasani

FAZA E TRETË

Sqarim: Pas përfundimit të dy fazave të rregullta të kampionatit, skuadrat do të renditen sipas klasifikimit të dy fazave dhe do të zhvillojnë ndeshjet e fazës së tretë sipas skemës së mëposhtme.

Screenshot 2026-07-13 121352

SHORTI PËRFUNDIMTAR

PANORAMAPSORT.AL