Postuar: Korrik 13, 2026 | 9:52
VIDEO/ Rikthimi më i hidhur, konfirmohet e ardhmja e Kristjan Asllanit
Interi është rikthyer sot në stërvitje. Pjesë e skuadrës është edhe Kristjan Asllani, i cili pati në fundjavë vizitat mjekësore.

“Internews.it” shpërndau pamjet e mbërritjes së Asllanit në Appiano Gentile. Trajneri Kivu vazhdon pikërisht sot punën me skuadrën në qendrën stërvitore të Interit.
Asllanit do të jetë vetëm provizorisht pjesë e skuadrës, ndaj edhe duket si rikthimi më i hidhur. E ardhmja është konfirmuar, pasi klubi po planifikon largimin e tij.
Pista e fundit që doli në skenë ishte e Bolonjës. Asllani mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin Jhon Lucumi.
Mbërritja e Asllanit në qendrën stërvitore të Interit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













