Tragjedi në Brno, dy pilotë humbin jetën në aksidentin gjatë garës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 9:35

Tragjedi në Brno, dy pilotë humbin jetën në aksidentin gjatë garës

Ajo që duhej të ishte një fundjavë feste kushtuar motociklizmit, u shndërrua në një tragjedi. Në Brno, të shtunën, dy pilotë 33 dhe 44 vjeç humbën jetën në një aksident të rëndë gjatë kampionatit “Alpe Adria International Motorcycle Championship”. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, për Philipp Steinmayr dhe Adrian Rus nuk pati mundësi shpëtimi.

Screenshot 2026-07-13 093522

Austriaku i lindur në vitin 1993 pësoi plagë që rezultuan menjëherë fatale, ndërsa piloti rumun i vitit 1982 u transportua në spital, ku ndërroi jetë pak kohë pas shtrimit. Sipas raportimeve të disa mediave, aksidenti ndodhi gjatë nisjes së garës për kategoritë “STK1000” dhe “Superbike”. Steinmayr u detyrua të ndalonte në pistë për shkak të një problemi teknik dhe u godit nga Rus, i cili vinte nga fundi i renditjes së nisjes dhe nuk pati mundësi të shmangte përplasjen.

Aktivitetet e planifikuara për pjesën tjetër të fundjavës u anuluan menjëherë nga organizatorët e eventit. FIM Europe, Alpe Adria Motorcycle Union, Aacademy dhe Automotodrom Brno shprehën në një deklaratë ngushëllimet e tyre për: “Familjet, miqtë, ekipet dhe të gjithë njerëzit e afërt me dy pilotët e ndarë nga jeta. Një dhimbje që kalon kufijtë dhe kategoritë, një zi që prek këdo që e përjeton motoçiklizmin jo vetëm si garë, por si një komunitet”.

PANORAMASPORT.AL