Gabimi me Haland i bëhet makth, sulmuesi merr kërcënime me vdekje pas eliminimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 23:11

Gabimi me Haland i bëhet makth, sulmuesi merr kërcënime me vdekje pas eliminimit

Sulmuesi i Norvegjisë, Aleksander Sorloth, është bërë protagonist i ditës në ndeshjen e përfaqësues së tij ndaj Anglisë. Jo për atë që bëri, por më saktësisht për atë që nuk bëri, duke vendosur të mos i pasonte Erling Haland në një kundërsulm që mund të kishte mbyllur ndeshjen në favor të “vikingëve”.

fdggfdgfdfdgdfgfdgdfg

Në minutën e 43-të, nëse ai do të pasonte të Haland i vetëm, fati i ndeshjes mund të kishte qenë i ndryshëm pasi sulmuesi ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar golin e 2-0. Sorloth vendosi të mos pasonte, tentoi vetë dhe u bllokua nga Stouns, duke dëshpëruar të gjithë në stadium. Dy minuta më vonë Anglia barazoi dhe fati i ndeshjes ndryshoi plotësisht.

“Ka gjëra që do të dëshiroje të bëje ndryshe. Por e di që do na shfaqen mundësi të tjera. Padyshim është e vështirë kur bëhet fjalë për skenën më të madhe dhe po luftonim për gjysmëfinalet e Botërorit”, tha i dëshpëruar sulmuesi pas ndeshjes.

Megjithatë, justifikimet e tij nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi ai është bërë objekt sulmesh në rrjetet sociale. Dhe jo thjesht kritika, por edhe kërcënime të mirëfillta. Ka qenë partnerja e tij, Lena Selnes, ajo që ka postuar në rrjete sociale disa kërcënime që ka marrë ai dhe familja.

“Kupa e Botës dhe futbolli të sjellin shumë lumturi, por gjithashtu edhe shumë urrejtje. Unë në të vërtetë nuk dua t’i jap shumë vëmendje, por pas komenteve të tilla më duhet”, shkruante ajo duke publikuar kërcënimet për Sorloth apo fraza ku e ftonin të vriste veten. “Uroj që të gjithë, pavarësisht situatës, të mendojnë pak më shumë para se të bëjnë komente të tilla”, shkruante partnerja e sulmuesit.

sdffdsdsfdfsdsfdsfdsfdfs

PANORAMASPORT.AL