Vendimi i fundit bën italianët të ëndërrojnë përsëri Guardiolën: Tani ka disa arsye pse të thotë “po”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 18:14

Vendimi i fundit bën italianët të ëndërrojnë përsëri Guardiolën: Tani ka disa arsye pse të thotë “po”

Federata Italiane e Futbollit ka emëruar drejtor teknik Paolo Maldinin dhe brazilianin Leonardo si asistent të tij. Një vendim që i ka hapur rrugë përsëri fantazisë së italianëve që ëndërrojnë kthimin e një përfaqësueseje elitë në kontinent e jo vetëm, por edhe me një trajner të madh në drejtim.

sfdsdfsdfsdffds

Që pas largimit të Gatuzos, në media kanë qarkulluar zëra për Roberto Mançinin dhe Antonio Konten, me këtë të fundit të avantazhuar për të marrë drejtimin e ekipit. Por me afrimin e dyshes së ish-futbollistëve në një rol kyç, tashmë ka nisur të qarkullojë edhe një herë emri i Pep Guardiolës.

“Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një artikull arsyeve se pse Guardiola mund të vendosë t’i thotë “po” një ftese të mundshme nga Italia, duke hedhur pas krahëve pretendimet financiare që mund të ketë sa i përket pagesës së tij.

“Këtu hyn në lojë personi, ose më saktë… njerëzit. Një dialog midis atyre që e kuptojnë njëri-tjetrin dhe e vendosin topin në qendër të ringut. Guardiola nuk e ka fshehur kurrë kënaqësinë e drejtimit të një ekipi kombëtar herët a vonë, kjo duket si momenti i parë. Dhe nëse ai ndjen kënaqësi, Pep mund të shohë edhe përtej llogarive, të tijave. Kënaqësia, për të, do të thotë të pranosh një sfidë dhe ta fitosh atë. Të flasësh për shifra ka pak kuptim nëse pika e fillimit është planeti Mançester, të flasësh për futboll ka shumë më tepër kuptim. Midis zotërinjve – Maldini, Leonardo, Pep – butonat që preken ndonjëherë përziejnë rregullat e vendosura.

Në fund të fundit, nëse po flasim për sfida, ja një shumë e thellë: Jurgen Klop i ka thënë po Gjermanisë, dhe Klop-Guardiola do të ishte ripërtëritja e diçkaje që ka qenë dhe mund të jetë në një dimension tjetër, të ri, të paparë, më e madhja sepse Gjermania dhe Italia janë të mëdha. Maldini dhe Leonardo nuk i kanë pëlqyer kurrë gjërat banale, ndikimi i Guardiolës mund të marrë një formë të paparashikueshme dhe të papritur. Për ne, do të ishte një fllad ajri të pastër që nuk ka qenë kurrë kaq i nevojshëm sa tani”, shkruan gazeta italiane në artikullin e saj.

PANORAMASPORT.AL