“Interi më se i qartë”, Bergomi “thumbon” Milanin: Khalaili më kujton Hakimin, do të zgjidhja Lukumin para Çalobah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 17:15

“Interi më se i qartë”, Bergomi “thumbon” Milanin: Khalaili më kujton Hakimin, do të zgjidhja Lukumin para Çalobah

Merkatoja e Interit po hyn në fazën më të nxehtë. Brenda 24 orëve zikaltërit zyrtarizuan portierin Ivan Provedel dhe mbyllën marrëveshjen për Anan Khalailin.

skycalcioclub2018bergomi3

Për legjendën e klubit, Xhuzepe Bergomi, drejtuesit po lëvizin me qetësi dhe vizion të qartë, ndërsa mbrojtja mbetet reparti që ka më shumë nevojë për ndërhyrje.

Si e vlerëson afrimin e Anan Khalailit?

Më pëlqen shumë. E kam parë kur luajti kundër Italisë dhe ishte lojtari më i mirë i Izraelit. Nuk e njihja më parë, por menjëherë mendova se ishte një futbollist për t’u ndjekur me vëmendje. Më pas e pamë edhe në Champions League kundër Interit dhe Atalantës. Interi rikthehet të ketë në të djathtë një profi l që të kujton Hakimin.

Khalaili është gjithashtu një lojtar me karakteristika të ngjashme me Palestrën. Është më ofensiv se Dumfris, edhe pse ka më pak forcë fi zike. Është më i shpejtë, më i fortë në situatat një kundër një dhe Kivu mund ta aktivizojë edhe në një rol më të avancuar. Interi kërkonte prej vitesh një futbollist me këto cilësi.

A mund të jetë më vendimtar tek Interi?

Po, më pëlqen shumë. Sigurisht, nuk është një lojtar që shënon apo jep aq shumë asistime, të paktën për momentin. Të njëjtën gjë e thosha edhe për Palestrën në krahasim me Dumfris. Por në skemën 3-5-2 të Interit besoj se Khalaili mund të bëhet shumë më vendimtar sesa ishte te Union Saint-Gilloise.

Është njeriu i duhur për të lënë pas zhgënjimin për Palestrën?

Po. Interi bëri një përpjekje shumë të madhe për ta transferuar atë djalë. Nuk ia doli, por klubi reagoi në mënyrën më të mirë duke kthyer menjëherë faqen. Tani ka siguruar një futbollist të ri, me perspektivë dhe me karakteristika shumë të ngjashme me Palestrën për sa i përket shpejtësisë dhe teknikës.

Çfarë mendoni për merkaton e Interit?

Interi po vepron me shumë durim. Nuk duhet harruar se është ende në zhvillim Kupa e Botës, gjë që ka ngadalësuar disi gjithçka. Klubi i ka idetë shumë të qarta, por nuk ka nxitim.

Provedel, Khalaili dhe rinovimi i Stankoviç. Çfarë mendoni për djalin e Dejan Stankoviçit?

Po ju tregoj një episod. Unë po zhvilloja stërvitjen e fundit me ekipin tim në Akademinë e Interit dhe ai, ende fëmijë, ishte aty më 2 korrik duke u stërvitur me dy vëllezërit e tij, ndërkohë që të gjithë të tjerët ishin me pushime. Ajo skenë më bëri të kuptoja shumë gjëra. Sot e shoh të vendosur për të luftuar për vendin e tij. Ka dëshirë, ka ambicie dhe e ndien fanellën. Është profi li ideal për këtë klub.

Çfarë i mungon tani Interit?

Tani drejtuesit duhet të përqendrohen mbi të gjitha te mbrojtja. Interi ka humbur shumë eksperiencë prapa. Açerbi, De Vraj dhe Darmian nuk janë më, ndaj duhet të ndërhyhet me cilësi në atë repart.

Çalobah është objektivi kryesor. Do ta merrnit?

Çalobah është një profi l shumë i mirë, por nëse do të zgjidhja unë, do të merrja Lukumin. Ai e njeh shumë mirë Serie A, mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës në të majtë apo në të djathtë të repartit me tre. Më pëlqejnë të dy, por do të preferoja futbollistin që tashmë di si luhet në kampionatin italian. Për më tepër, Interit i duhen mbrojtës që ta shtyjnë skuadrën përpara, sepse ekipi duhet të vazhdojë të luajë me mbrojtje të lartë.

Është ende herët, por si e shihni garën për titullin në Serie A?

Është vetëm 10 korriku, por vitet e fundit Interi nuk e ka gabuar asnjë kampionat. Për këtë arsye e shoh sërish favorit për titullin. Mendoj gjithmonë për bërthamën e futbollistëve italianë. Duke njohur mirë Bepe Marotën, e di se ai i kushton shumë rëndësi këtij grupi, të përbërë nga lojtarë me eksperiencë dhe të rinj në rritje. Mbi këtë bazë ndërtohet një skuadër që mbetet gjithmonë në krye.

Cilat nga skuadra të tjera ju ngjallin kureshtje?

Milani po investon shumë për lojtarë të rëndësishëm. Më pëlqeu edhe deklarata e Amorimit kur tha: ‘Jam këtu për të fi tuar’. Më në fund! Vitet e fundit dukej sikur të gjithë luanin vetëm për vendin e katërt. Jam shumë kurioz edhe për merkaton e Romës. Me Gasperinin në stol, mendoj se edhe Roma mund të qëndrojë në nivelet më të larta.

PANORAMASPORT.AL