Nga tre eliminime dramatike te një natë historie, Egnatia kërkon kthesën brenda 90 minutave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 12:42

Nga tre eliminime dramatike te një natë historie, Egnatia kërkon kthesën brenda 90 minutave

Egnatia do të zbresë në fushë me një objektiv të qartë në ndeshjen e kthimit ndaj Petrokubit: të sigurojë kualifikimin pa e çuar fatin në shtesë apo në penallti. Barazimi 1-1 i marrë në Moldavi e ka lënë gjithçka të hapur, por kampionët e Shqipërisë duan që këtë herë historia të shkruhet ndryshe.

egnatia

Në aventurat e mëparshme europiane, Egnatia ka përjetuar disa eliminime dramatike, ku vendimi nuk ka ardhur brenda 90 minutave. Pikërisht për këtë arsye, sfi da me Petrokubin ka edhe një tjetër rëndësi: të shmangë një skenar që i ka sjellë zhgënjim në të kaluarën.

ELEMINIME DRAMATIKE – Rruga europiane e Egnatias ka pasur disa momente kur kualifikimi ka qenë shumë pranë, por vendimi ka ardhur në minutat e fundit. Në debutimin europian ndaj Ararat-Armenias në sezonin 2023/24, skuadra shqiptare e mbylli përballjen me barazim pas dy ndeshjeve dhe gjithçka shkoi deri te penalltitë. Pas një beteje të gjatë, Egnatia u eliminua nga kompeticioni.

Një sezon më vonë, në Ligën e Kampioneve ndaj Borac Banja Lukës, historia u përsërit. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Egnatia fitoi 2-1 në kthim dhe e çoi takimin në shtesë. Por edhe pas 120 minutave lojë, kualifikimi nuk u vendos dhe skuadra u eliminua sërish pas penalltive. Edhe ndaj Olimpija Ljubljanës në Conference League, Egnatia u ndal pas një dueli të gjatë. Pas barazimit në transfertë, ndeshja e kthimit shkoi në shtesë dhe skuadra u eliminua pas minutave shtesë.

SKENARI RROGOZHINAS – Këtë herë kampionët kanë një mundësi për të ndryshuar historinë. Rezultati 1-1 në Moldavi e sjell vendimin në Rrogozhinë dhe Egnatia nuk është e detyruar të ndjekë një rezultat negativ. Por objektivi nuk është vetëm të rezistojë. Skuadra e Nevil Dedes kërkon një fitore që do ta mbyllte sfi dën brenda kohës së rregullt dhe do të shmangte çdo rrezik të një tjetër fundi dramatik.

Në Europë, detajet bëjnë diferencën. Një gol apo një episod i vetëm mund të vendosë fatin e një sezoni të tërë. Egnatia e di mirë se çfarë do të thotë të jesh pranë kualifi kimit dhe ta humbasësh në fund. Për këtë arsye, përballja me Petrokubin është më shumë se një duel për turin tjetër të Champions League. Është një provë për të treguar rritjen e klubit dhe për të kthyer eksperiencën europiane në rezultat. Kampionët duan të shmangin çdo dramë të panevojshme. Synimi është i qartë: një fitore brenda 90 minutave dhe një kualifi kim që do të shënonte faqen më të rëndësishme europiane të Egnatias.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL