Lajm i mirë për Bajernin, sulmuesi është gjithnjë e më pranë rikthimit
Sulmuesi i Bajernit, Serxh Gnabri, ka ndarë një përditësim pozitiv mbi rikuperimin e tij nga dëmtimi.

“Ndiej se po përparoj me çdo seancë stërvitore. Kjo më jep shumë kënaqësi. Prandaj mezi pres të rikthehem në fushë dhe po punoj shumë fort që të jem gati të luaj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Gnabri. “Ndiej se fizikisht po rikthehem në formën time më të mirë.
Tani kam sërish dëshirë të bëj gjëra që disa javë më parë nuk mendoja se mund t’i bëja. Kam zhvilluar sërish ushtrimet e para me pasime, si edhe lëvizjet anësore, pikërisht ato që shkaktuan dëmtimin tim.
Tani po i përfshij sërish në stërvitje. Po fitoj ritmin gradualisht, po vrapoj gjithnjë e më shpejt dhe të gjitha këto më bëjnë të ndihem shumë mirë.” Gnabri shpreson të rikthehet plotësisht në formë në kohë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.
PANORAMASPORT.AL













