Mjaftoi një ndeshje në Europë, Vllaznia firmos me sulmuesin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 10:42

Mjaftoi një ndeshje në Europë, Vllaznia firmos me sulmuesin e talentuar

Sokol Uldedaj debutoi me Vllazninë në Europë. Sulmuesit 17-vjeçar i është besuar kontrata e parë si lojtar profesionist nga klubi kuqeblu.

Screenshot 2026-07-12 103924

Uldedaj u aktivizua më 9 korrik, ndërsa Vllaznia mposhti 2 me 1 Malishevën. Ishte minuta e 88-të, kur trajneri Edi Martini e aktivizoi në vendin e Emiljano Mustës.

“Nga akademia kuqeblu, drejt kontratës së parë profesionale. Një tjetër talent i shtëpisë që hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruan Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL