Situata e vështirë te Gjermania, Shvajnshtajger: Klopi është vetëm fashoja, jo kura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 22:45

Situata e vështirë te Gjermania, Shvajnshtajger: Klopi është vetëm fashoja, jo kura

Fakti që DFB me sa duket ka vendosur shumë herët për Jurgen Klopin si trajnerin e ri të kombëtares, pa pasur alternativa, është diçka që e shqetëson kampionin e botës, Bastian Shvajnshtajger.

shvajn

“A ka DFB alternativa të tjera?” pyeti ai. Ai shtoi se federatës i ka munguar “pak qetësi” në kërkimin e pasuesit të Julian Nagelsman, i cili u largua nga posti i trajnerit. Shvajnshtajger kritikoi faktin që e konsideron “të nxituar” vendimin që presidenti i DFB dhe drejtuesi i ligës të udhëtonin drejt SHBA për tu takuar me Klop.

Ai paralajmëroi se duhet të ketë “një kundërpeshë”. “Jemi në fund të gjithçkaje”, theksoi ish lojtari i Bajernit. Klop është “fashoja që mund ta shëroj plagën. Por nëse do të shërohet plotësisht, nuk e di, do të duhet të bëjmë shumë punë me këtë brez lojtarësh në vitet e ardhshme.”

PANORAMASPORT.AL