VIDEO/ Në formë të shkëlqyer, Uerdi Mara i shënon gol skuadrës së Besnik Hasit
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara, është shndërruar në një lider te skuadra e Dinamo Batumit, ku këtë sezon po kalon një moment të artë, duke bërë protagonistin me asistet dhe golat e shënuara.

Talenti nga qyteti i Maliqit, tundi rrjetën edhe në miqësoren e ditës së sotme ndaj skuadrës turke të Amedspor, që drejtohet nga Besnik Hasi.
Mara shënoi golin e parë të sfidës në triumfin 2 me 0 që skuadra e tij arriti ndaj turqve. Vlen të theksohet fakti se në radhët e Amedspor, u aktivizuan nga minuta e parë Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.
Për sa i përket ish-mesfushorit të Skënderbeut, 27-vjeçari numëron 4 gola dhe 7 asiste në kampionat me Dinamo Batumin në 19 ndeshje të luajtura deri tani.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













