Ndryshime në sport, FIVB i hap rrugën rikthimit të Rusisë në garat ndërkombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 19:46

Ndryshime në sport, FIVB i hap rrugën rikthimit të Rusisë në garat ndërkombëtare

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) ka vendosur të lejojë rikthimin e sportistëve, ekipeve dhe zyrtarëve teknikë rusë në garat e saj, pas ndryshimit të qëndrimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Screenshot 2026-07-11 194600

Vendimi rikthen edhe pikët e ngrira të Rusisë në renditjen botërore, duke bërë që kombëtaret të mos nisin nga zero. Megjithatë, çështja e përdorimit të flamurit, himnit dhe simboleve kombëtare mbetet ende e pazgjidhur dhe do të shqyrtohet më vonë nga FIVB dhe Konfederata Europiane e Volejbollit.

Rikthimi do të shoqërohet me një program të posaçëm testimesh antidoping, që do të administrohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimeve (ITA), në përputhje me kërkesat e IOC-së. Federata Ruse e Volejbollit e cilësoi këtë si hapin e parë të rikthimit të sporteve ekipore ruse në arenën ndërkombëtare, duke bërë të ditur se fillimisht mund të rikthehen volejbollistët e plazhit.

Vendimi vjen pasi IOC pezulloi përkohësisht sanksionet ndaj Komitetit Olimpik Rus, duke argumentuar se arsyet e vendosura në vitin 2023 nuk qëndrojnë më. FIVB, megjithatë, ritheksoi se vazhdon të dënojë luftën në Ukrainë dhe do të vijojë mbështetjen për komunitetin ukrainas të volejbollit përmes programeve të saj.

PANORAMASPORT.AL