Alarm para Norvegji-Angli, çerekfinalja e Botërorit në rrezik nga vendimi i FIFA-s
Ndeshja Norvegji-Angli është programuar që të nisë në orën 23:00. Ky takim është i vlefshëm për çerekfinalen e Botërorit.

Nuk do të jetë çudi që fillimi i ndeshjes të shtyhet, pikërisht për shkak të kushteve atmosferike. Sfida është programuar në “Miami Stadium”.
Për Anglinë nuk do të ishte risi. Kujtojmë se ndeshja e mëparshme me Meksikën u shty për një orë, pikërisht për shkak të motit.
Ekspertët e parashikimit të motit paralajmërojnë stuhi me shkarkesa elektrike në zonën përreth stadiumit. Dhe këtu lind dilema e organizatorëve të FIFA-s për të shtyrë sfidën.
Rregullorja përcakton se ndeshja ndërpritet, nëse konstatohet rrufe brenda rrezes rreth 8 kilometra nga stadiumi. Lojtarët janë të detyruar që të qëndrojnë jashtë fushës për 30 minuta. Më pas u jepet edhe 15 minuta kohë për nxehjen.
PANORAMASPORT.AL













