Pretendimi për penallti, revoltohet trajneri i Belgjikës: Pse arbitri nuk shkoi në VAR? Vendosi kundër nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 12:20

Pretendimi për penallti, revoltohet trajneri i Belgjikës: Pse arbitri nuk shkoi në VAR? Vendosi kundër nesh

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garsia foli pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës. Ai u ndal veçanërisht tek momenti i minutës së 62′, ku Rodri preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari vijoi lojën duke mos shkuar në VAR për të shikuar pretendimin për penallti të belgëve.

garsia

Cili është vlerësimi juaj për ndeshjen?

E pamë Spanjën në sy. Për më tepër, humbëm Kurtua. Një fat i keq. Gjithashtu na u desh të zëvendësonim De Bryjne herët. Dhe pastaj, nuk e di pse Majkëll Oliver nuk shkoi në VAR për ta shqyrtuar prekjen e topit me dorë nga Rodri. Kjo shkoi kundër nesh.

A e keni menduar të ardhmen tuaj?

Jo, jo ende. Duhet të flasim për ndeshjen. Jam shumë i zhgënjyer për ata që nuk do të kthehen. Jemi të zhgënjyer, dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme.

A nuk mund të vazhdonte Kurtua?

Është pjesë e sporteve të nivelit të lartë. Kurtua ishte i shkëlqyer në çdo aspekt. Nuk donim ta përkeqësonim dëmtimin e tij. Ai tendosi një muskul. Nuk pendohem për vendimin që mora. Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Një rikthim do të kishte qenë shumë problematik.

Jeni të kënaqur?

Duhet ta pranojmë humbjen, por siç thashë edhe më parë, i pamë në sy.

Kush ka shansin më të mirë për të fituar Kupën e Botës?

Le të fitojë skuadra më e mirë. E dimë që Franca do të luajë kundër Spanjës. Por kjo nuk është më shqetësimi im.

PANORAMASPORT.AL