VIDEO/ “Disa lidhje nuk thyhen kurrë”, prezantimi special i Sherif Kallakut te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2026 | 11:00

VIDEO/ “Disa lidhje nuk thyhen kurrë”, prezantimi special i Sherif Kallakut te Teuta

Teuta ka prezantuar zyrtarisht Sherif Kallakun. Pasi u arrit marrëveshja me Vllazninë, klubi durrsak ka njoftuar rikthimin në “shtëpi” të ish-lojtarit të tyre.

WhatsApp Image 2026-07-11 at 11.00.11

Bregdetarët kanë besimin se mesfushori ofensiv do të japë kontributin dhe eksperiencën që pritet për sezonin e ri.

NJOFTIMI I PLOTË

🔵⚪ MIRË SE VJEN NË SHTËPI, SHERIF!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Sherif Kallaku-t, i cili është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës sonë!

Kallaku rikthehet në Durrës për të dhënë kontributin e tij dhe për të vendosur cilësinë, eksperiencën dhe energjinë në shërbim të ekipit për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL