ZYRTARE/ Sherif Kallaku rikthehet në shtëpi, Vllaznia e falenderon për kontributin me kuqeblutë
Vllaznia i ka thënë lamtumirë Sherif Kallakut, pasi ky i fundit është bashkuar me Teutën. Klubi shkodran njofton për arritjen e marrëveshjen me durrsakët duke falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu.

Rikujtojmë që 28-vjeçari ka qenë pjesë e Teutës edhe më parë, në sezonin 2018/2020 dhe në 2023-shin u transferua te Sepsis përpara se të bashkohej me Edi Martinin në Shkodër.
NJOFTIMI I PLOTË
Faleminderit, Sherif!
KF Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Teuta për transferimin e futbollistit Sherif Kallaku.
Falënderojmë Sherifin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë.
I urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive dhe e falënderojmë për gjithçka dha për Vllazninë.
Suksese, Kallaku!
PANORAMASPORT.AL













