Vllaznia dhe Teuta arrijnë marrëveshjen për futbollistin, zbulohet shifra e paguar! Ja prapaskenat
Më në fund merr fund telenovela “Kallaku”. Ish-lojtari i Vllaznisë është me të gjithë efektet futbollist i Teutës. Dy klubet shqiptare më në fund kanë arritur marrëveshjen dhe mesfushori i avancuar do të vazhdojë karrierën në Durrës.

Burime pranë dy klubeve kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe lojtari do të çregjistrohet nga lista e shkodranëve. Ai do të federohet me “Djemtë e Detit”, me të cilët ka luajtur më parë dhe ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Për kartonin e lojtarit janë paguar 50 mijë euro, ndonëse nuk saktësohet nga vetë Kallaku apo klubi Teuta. Pra, mesfushori ofensiv i ka dhënë lamtumirën shkodranëve, edhe pse këta të fundit pak javë më parë njoftuan se i kishin rinovuar kontratën për një sezon. Kallaku ua bëri të qartë se nuk do të vazhdonte më në Shkodër, paçka një akordi xhentëlmenësh që kishin palët që ë momentin kur firmosi një vit më parë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, futbollisti i është bashkuar Teutës dhe nuk kishte ndërmend të bënte prapakthehu, arsye sepse nuk ishte shfaqur asnjë ditë në stërvitje me Vllazninë në fazën përgatitore. Shkodranët, gjithsesi e kishin përfshirë atë në listën për UEFA-n, duke shpresuar më kot që futbollisti të ndryshonte mendje, edhe pse për momentin ky pretendim rezultoi tërësisht e pamundur.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













