Olmo: Objektiv të fitojmë Kupën e Botës, hapi i parë është Belgjika
Dani Olmo ka shqyrtuar gjendjen aktuale të ekipit kombëtar, foli për Lamine Jamal, Pedrin dhe objektivat e “La Rojas”. Përsa i përket gjendjes së Lamines ai ka thënë. “E shoh duke luajtur mirë, me më shumë vetëbesim.

Ai është shumë i etur të vazhdojë të luajë dhe të provojë veten. Lidhja që kam me të është e dukshme në fushë, me dhe pa top. Ai është një lojtar që na jep shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ai do të përmirësohet dhe jam i sigurt se do të na japë edhe më shumë në ndeshjen tjetër. Dani nuk ka dyshime, kundër Blegjikës duhet fi tore. Qëllimi ynë nuk është vetëm të kalojmë çerekfi nalet, por të fi tojmë Kupën e Botës dhe hapi i parë është ndeshja tjetër kundër Belgjikës”.
Lidhur me faktin se Spanja është skuadra që nuk ka pësuar gol, Olmo ka një shpjegim. “Trajneri thotë se sulmuesi është i pari që mbrohet, pastaj të gjithë të tjerët, por është një punë spektakolare nga mbrojtja dhe Unai. Është historike, jemi të lumtur për Unain për të gjithë ekipin. Ne të gjithë jemi të rëndësishëm, na e thotë ai këtë. Rëndësia e grupit, e atyre që luajnë më shumë, e atyre që luajnë më pak. Pedri është një spektakël për t’u parë, për t’u stërvitur dhe për të luajtur.
Sa herë që e shoh, ai është spektakolar. Me dhe pa top, ta kesh në fushë, të dish që Pedri po luan të jep një shtysë shtesë”, ka përfunduar Dani Olmo.
PANORAMASPORT.AL













