Drejtuesi i ri i Juventusit i befason të gjithë, shuan zërat për tre blerjet e bujshme: Nuk mund të bëhen pjesë e këtij klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 17:35

Drejtuesi i ri i Juventusit i befason të gjithë, shuan zërat për tre blerjet e bujshme: Nuk mund të bëhen pjesë e këtij klubi

Xhovani Karnevali, administratori i ri i Juventusit, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka zbuluar lëvizjet e merkatos së klubit. Dhe fjalët e tij, nuk do të gëzojnë shumë tifozët bardhezinj, pasi ai u ka mbyllur derën afrimeve të bujshme që ishin diskutuar këto javë.

karnevali

“Emrat e Kesi, Brahim Diaz dhe Teo Hernandez? Jo, nuk ka asgjë të vërtetë, pasi flitet për lojtarë shumë të rëndësishëm, por nëse analizojmë pak kostot shohim se nuk mund të bëhen pjesë në këtë moment sa i përket ndërtimi të këtij klubi.

Berardi? Ai është flamuri i Sasuolos dhe e ka treguar gjithmonë në këto vite që dëshiron të qëndrojë atje. Pastaj do të jetë klubi në fjalë ai që do të vendosë se çfarë të bëjë me Berardin. Unë duhet të merrem me Juventusin dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.

Vlahoviç? Jam pyetur nëse kemi pasur takime me të. Nuk kam pasur kurrë takime me Vlahoviç, të thuash derë e hapur apo e mbyllur nuk ka kuptim dhe nuk shërben shumë. Nëse do të shfaqen mundësi, do t’i dëgjojmë.

Dibu Martinez? Po luan në Botëror, duhet të presim, ka shumë situata dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj secilës prej tyre”, tha drejtuesi i Juventusit duke mbyllur diskutimet që ishin hapur në javët e fundit rreth disa futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL