Postuar: Korrik 10, 2026 | 14:18
Nga Franca në Shqipëri, klubi i Superiores nuk ndalet në merkato dhe firmos me një mbrojtës
Skënderbeu është rikthyer në Superiore pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë dhe është përfocuar shumë gjatë kësaj merkato për sezonin e ri.

“Korça Boom” raporton se së fundmi bardhebkuqtë kanë firmosur kontratën edhe me një francez. Bëhet fjalë për Amadou Seydi i cili luan qendërmbrojtës.
28-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve si Kolomiers, Muret, Seite, Paris 13 dhe së fundi Koncarneu. Sipas Transfermarkt kartoni i tij vlen 100 mijë euro dhe kështu do të nisë një aventurë të re larg Francës, për korçarët e Superiores.
PANORAMASPORT.AL













